Zyra e Personelit e cila Udhëhiqet nga Menaxheri I Personelit ka këto përgjegjësi:
- a) bashkërenditjen e planifikimit të burimeve njerëzore dhe administrimin e punësimit të personelit,
- b) udhëheqjen, motivimin dhe zhvillimin e ekipit të personelit, për të ngritur nivelin e përkushtimit (mënyrës së kryerjes së punës) dhe për të dhënë shërbime cilësore,
- c) kontributin në shtimin e cilësisë së kryerjes së punëve dhe standardeve të kualitetit për të gjithë stafin, gjë e cila do të përforcojë funksionimin e procedurave të personelit siç janë: disiplina, vlerësimi i përgjithshëm dhe vlerësimi i punës,
- d) sigurimin e funksionimit të përditshëm të procedurave siç janë: rekrutimi dhe përzgjedhja, disiplina, ankesat, lutjet, vlerësimet e përgjithshme në konsultimet me menaxherët e drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe trajnimet e paneleve dhe komisioneve të nevojshme për t’i vënë në funksion këto procedura,
- e) krijimin dhe mirëmbajtjen e komunikimit efektiv dhe bashkëpunimin me të gjitha funksionet në komuna, në lidhje me çështjet e burimeve njerëzore,
- f) sigurimin e integrimit të parimeve të mundësive të barabarta në të gjitha aspektet e punës së njësisë për menaxhimin e burimeve njerëzore,
- g) kontributin në zhvillim dhe arritje të standardeve kualitative të administrimit dhe veprimtarisë së Komunës, siç janë: disiplina në punë dhe vlerësimi i rregullt i të arriturave në punë.