Një delegacion i ish – luftëtarëve shqiptarë të Kroacisë, i kryesuar nga gjeneralët Esat Qollaku dhe Tomë Kaçinari, sot ka qëndruar në komunën e Gjakovës, me ç ‘rast janë pritur nga kryetari i komunës Ardian Gjini, nënkryetari Ramadan Hoti, si dhe përfaqësues tjerë të organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës.
Në këtë takim të përbashkët, veteranët e luftës së Kroacisë kanë shprehur gatishmërinë që ta ndihmojnë komunën e Gjakovës, duke u bërë ndërlidhje në mes të komunës dhe ndërmarrësve e kompanive të ndryshme në shtetin kroat.
Pas takimit, veteranët e luftës së Kroacisë, së bashku edhe me nikoqirët nga Gjakova, kanë vizituar dhe kanë bërë homazhe në disa prej komplekseve memorialë dhe varrezave të dëshmorëve në komunën e Gjakovës.