Zyra e Vendit në Demjan shumë shpejtë do të bëhet me objekt tërësisht të ri.
Sot, kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka vënë gurthemelin e ndërtimit të zyrës së Vendit në fshatin Demjan. Kryetari Gjini u shpreh se ndërtimi i zyrës së gjendjes civile ishte mëse i domosdoshëm. Ai gjithashtu tha që ky investim i komunës është në dobi të banorëve të kësaj ane që marrin shërbime ofiqarie si dhe vet shërbyesve civil që deri më tani kanë punuar në një ambient jo të favorshëm.
Ndërtimi i zyrës së vendit në Demjan pritet të finalizohet brenda katër muajve dhe buxhetit komunal i ka kushtuar rreth 40,000.00€