Rreth 300 familje kanë përfituar sot nga shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjenike, të cilat komuna e Gjakovës i ka siguruar përmes donatorëve të ndryshëm. Një pjesë e këtyre pakove është dhuruar nga hoxha Halil Kastrati ndërsa pjesa tjetër janë pako të mbetura nga donacionet e kaluara.
Përfituesit e pakove të shpërndara sot janë anëtarët e organizatës “Hendikos”, fëmijët me sindromin down dhe familjet nevojtare të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale.
Që nga data 14 mars, kjo e sotmja është hera e 11-të që bëhet shpërndarja e pakove të tilla në menyrë të organizuar.