Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural vazhdon mbështetjen me pajisje pune për fermerët
e komunës sonë
!
Në kuadër të subvencioneve nga kjo drejtori, sot janë shpërndarë gjithsej 45 mjete pune, 20 motokultivatorë si dhe 25 freza
.
Gjatë shpërndarjes, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, u shpreh mirënjohës ndaj Drejtorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Gani Hajdari dhe bashkëpunëtorëve të tij për angazhimin rreth realizimit të këtij projekti në mënyrë korrekte. “Komuna e Gjakovës do të vazhdojë edhe më tutje të shpërndajë subvencione prandaj inkurajojmë të gjithë fermerët të aplikojnë
. Ju uroj shumë suksese fermerëve përfitues të këtyre mjeteve të cilat po shpërndahen sot e të cilat do të bëjnë punën e tyre më efektive dhe të lehtë
” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.