Në kuadër të Garës për Gjakovë të Pastër sot në bashkëpunim me KRM “Çabrati” dhe KFOR-in Turk, ka filluar plani operativ për pastrimin përfundimtar të lumit Erenik.
Angazhimi i kompanisë “Çabrati” ka filluar javë më parë dhe tani së bashku edhe me KFOR-in trajtimi i këtij lumi për largimin e mbeturinave të mbledhura ndër vite nga papërgjegjshmëria e disa qytetarëve do të finalizohet me një pamje që e vë në dukje lumin, e jo “dekoret e qeseve”.