Me nderimi të larta i është dhënë sot lamtumira e fundit zonjës Luljana Curri Vula, nënës së heroit të kombit Përmet Vula.
Në nderim të zonjës Vula, në foajeun e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule.
Në mesin e shumë qytetarëve, homazhe pranë trupit të të ndjerës ka bërë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, nënkryetari Flamur Fetahaj, kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbëresha Kuqi, drejtorë komunal e të tjerë.
Me këtë rast, kryetari Gjini e ka vlerësuar lartë familjen Vula e në veçanti të ndjerën, si një nënë që ka lindur dhe ka rritur fëmijë që e kanë dëshmuar se janë të gatshëm të japin gjithçka, përfshirë edhe jetën e tyre për lirinë e vendit tonë.