Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Up with People arrijnë në Gjakovë

Organizata shumëkombëshe “Up with People” arritën në Gjakovë. Është hera e parë që nga themelimi i tyre, që ata vijnë në Kosovë. 105 të rinj, përfaqësues të 18 shteteve do të qëndrojnë në qytetin e Gjakovës me ftesë dhe mbështetje të Komunës së Gjakovës , Jakova Innovation Center dhe familjeve mikpritëse.

“Ka një kohë të gjatë që po përgatitet kjo ngjarje në Gjakovë dhe unë dua të falënderoj në radhë të parë të gjithë ata që kanë punuar për organizimin e tij e veçanërisht përfaqësuesit e “Up with people”. Kjo ngjarje krijon mundësi të reja për të rinjtë tanë sepse vet koncepti i familjeve mikpritëse është i tillë, që të krijojnë miqësi me të rinjtë nga e gjithë bota. Është një përfitim i dyfishtë sepse do të njohim komunitetin, do të argëtohemi, do të krijojmë miq” tha në konferencën për media Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ndërkaq Fatos Axhemi, një prej organizatorëve kryesor tha “Deri tek realizimi i këtij projekti kemi kaluar një periudhë intensive të punës por sigurisht këto dy javë do të t’ia vlejnë për gjithçka, për komunikimin, për argëtimin e miqësitë. Aktivitetet e “Up with People” fillojnë sot me një paradë, për të vazhduar me shfaqje muzikore me 25 dhe 26 maj si dhe shumë aktivitete të tjera të cilat janë pjesë e kalendarit dy javor”.

E përfaqësuesi i “Up with People” Brad Bungun u shprehë që është i lumtur që ndodhet në Gjakovë përgjatë këtyre dy javëve dhe kështu do e përmbyllin turneun e tyre artistik e kulturor me shumë sukses të cilin e nisën që në muajin shkurt të këtij viti.

25 dhe 26 Maj 2018 Up with People do të performojnë shfaqjet muzikore profesionale rreth paqes, shpresës dhe kulturave të ndryshme nga e gjithë bota. Shfaqja do të prezantohet në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” me fillim nga ora 20:00 ndërsa çmimi i biletave do të jetë 2 € për të rritur, ndërsa për student vetëm 1€.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike