Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ferdinand Kolaj me bashkëpunetorë në kuadër të menaxhimit të COVID-19, u takua me stafin shëndetësor të QKMF-së në Gjakovë, QMF-së në Orize dhe QMF-së në Ponoshec. Ata diskutuan lidhur me situatën aktuale me pandeminë dhe koordinimin e punëve në vazhdimin e angazhimit të përbashkët për të fituar betejën kundër virusit.
Drejtori Kolaj theksoi së është shumë e rëndësishme që personeli shëndetësor krahas shërbimeve të përditshme për të gjithë banorët, të jenë tejet të kujdesshëm duke mbrojtur edhe shëndetin e tyre.
Ai ka thënë se së bashku, duke i’u përmbajtur të gjitha masave mbrojtëse, do të eliminojmë tërësisht virusin.
Në ditët në vijim, Kolaj do të vizitojë edhe Qendrat tjera të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.