Mekanizmi kundër dhunës në familje, ka mbajtur takimin e dytë të punës për këtë vit.
U diskutua për aktivitetet me karakter senzibilizues kundër kësaj dukurie negative gjatë vitit 2021 si dhe për punët që i presin këtë muaj dhe tërë vitin.
Koordinatorja e këtij mekanizmi, Lumnije Shllaku, i ka informuar anëtarët për vizitën e ardhshme të Këshillit të Evropës si dhe për themelimin e komisionit që do të përzgjedhë 10 femra të cilat kanë shënuar histori.