50 familje nga komuna e Gjakovës kanë përfituar pako ushqimore, të dhuruara nga organizata turke “Tika”.
Në ndarjen e këtyre pakove ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj i cili duke ju uruar të gjithë qytetarëve muajin e shenjtë të Ramazanit, ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për organizatën “Tika”.