Teatri “Hadi Shehu” ka festuar.
Në ditën ndërkombëtare të teatrit, mes emocionesh e kujtimesh u hap ekspozita me veshjet dhe afishet që janë përdorur nga ky teatër që nga themelimi i tij.
U nderuar edhe aktorja Muradije Muriqi, e cila kohë më parë u pensionua e sot u vlerësua me çmimin për vepër jetësore nga ministria e Kulturës.
Ndërsa qershia mbi tortë ishte premiera e shfaqjes “Antigonat” me regji të Erson Zymberit e me interpretim të mrekullueshëm nga trupa e teatrit “Hadi Shehu”.
Kjo shfaqje do të ipet edhe nesër e pasnesër.