Përmes programit OriginAL nga Germin, të rinjë me prejardhje nga troje të ndryshme shqiptare kanë qëndruar dy ditë në Gjakovë . Ata janë takuar me Nënkryetarin e Komunës Flamur Fetahaj dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka.
Gjatë një takimi miqësor, ata i’u uruan mirëseardhje në vendin e tyre të origjinës, duke u shprehur tejet të lumtur për qëndrimin e tyre dy-ditor në qytetin e Gjakovës. Ata u shprehën se një program si ky është shumë i qëlluar, për faktin që këta të rinjë kanë mundësinë të njihen më shumë me traditat dhe kulturën shqiptare, e mbi të gjitha të krijojnë lidhje të forta miqësie më të rinjtë që jetojnë në Kosovë. Këtë vit, programi OriginAL do të zgjasë dy javë, ku përmes tij, këta të rinjë nga diaspora do të qëndrojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky projekt mbështetet edhe nga Komuna e Gjakovës.