Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, dhe drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj, priti në takim drejtorin menaxhues të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, dhe koordinatoren Diellza Mujaj.
Në fokus të takimit ishte Forumi i 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar 2026, i cili do të mbahet më 28 dhe 29 tetor në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, si dhe mundësitë e përfshirjes së komunës në këtë organizim.
Pjesëmarrja në këtë forum synon promovimin e potencialit ekonomik të Gjakovës, prezantimin e mundësive për investime dhe krijimin e lidhjeve të reja me bizneset dhe investitorët gjermanë e kosovarë.