Një grup studentësh amerikanë nga Universiteti Drake të Iowa-së u pritën nga z. Ardian Gjini. Kryetari i komunës së Gjakovës i ka njoftuar me një historik të shkurtër të komunës së Gjakovës, me theks të veçantë tek shkatërrimi njerëzor dhe material që kjo komunë ka pësuar gjatë luftës së fundit, gjithashtu i ka njoftuar me punën dhe projektet e tij në qeverisjen lokale, projekte këto që synojnë ta bëjnë Gjakovën model për komunat tjera.
Studentët amerikanë të cilët kane ardhur në kuadër të një vizite studimore, kane vizituar disa prej institucioneve më të rëndësishme kulturo historike dhe fetare të komunës së Gjakovës. Ata janë impresionuar me historitë dhe të kaluarën e pasur të këtij qyteti.