Për nder të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, Kryesuesja e Kuvendit Arbënesha Kuqi, ka shtruar iftar për gratë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, gratë asambleiste, gratë në vendimmarrje në Komunën e Gjakovës dhe Nënën Ferdonije Qerkezi.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, u përçuan mesazhe për agjërim të lehtë dhe të pranueshëm për të gjithë besimtarët islamë si dhe për tolerancë e dashuri mes nesh.