Aktivitetet në kuadër të 14 qershorit, kanë vijuar me Tryezën e hapur me temën “A është zgjedhur rruga e duhur” nën organizimin e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” me mbështetje nga Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport .
Pjesë e këtij diskutimi u bënë profesionistë të fushës dhe përfaqësues nga Komuna e Gjakovës të cilët folën për problemet që janë shfaqur gjatë këtyre 23 viteve në liri në segmente të ndryshme të jetës në Kosovë në përgjithësi.