Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, dhe drejtori i Arsimit, Hysen Brahimaj, morën pjesë në festën e shkollës “Yll Morina”.
Këtë vit, aktiviteti u organizua në formën e një panairi, ku nxënësit dhe mësimdhënësit prezantuan punime dhe aktivitete të ndryshme në nderim të Heroit të Kombit, Yll Morina.
Me këtë rast, fjalë rasti mbajtën edhe Nënkryetari Fetahaj dhe drejtori Brahimaj, të cilët vlerësuan angazhimin e shkollës në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe kultivimin e kujtesës historike te gjeneratat e reja.
Ata gjithashtu shprehën mirënjohje për punën e stafit menaxhues dhe mësimdhënësve në organizimin e aktiviteteve në kuadër të festës së shkollës, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në edukimin dhe arsimimin e nxënësve të komunës sonë.