Me moton “Lufta kundër korrupsionit fillon nga ti”, është shënuar sot Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, aktivitet ky i organizuar nga OJQ “Human” dhe i financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë.
Kryetari Ardian Gjini, këtë iniciativë e cilësoi si të qëlluar dhe të rëndësishme, ndërsa theksoi se komunikimi i çiltër mes qytetarëve dhe institucioneve, është rruga me e sigurt për të arritur rezultate kundër këtij fenomeni.
Pjesë e aktivitetit ishin edhe nxënës të Gjimnazit “Hajdar Dushi”. Disa prej tyre lexuan ese, përmes së cilave pasqyruan këndvështrime dhe ide, se si mund të luftohet kjo dukuri negative.