Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me organizatën YMCA, në një aktivitet të përbashkët, kanë shënuar sot ditën e vajzave.
E përgatitur në mënyrë tejet simpatike nga aktivistet e YMCA-së, bashkërisht është simuluar një mbledhje e Kuvendit Komunal, e cila në vend të zyrtarëve komunal është menaxhuar dhe udhëhequr nga vajza të reja, e të cilat kanë shfaqur talentin dhe njohuritë e tyre në punët e qeverisë lokale në ballafaqim të drejtpërdrejtë me nevojat e qytetarëve.
Përgjatë aktivitetit, vajzat kanë bashkëbiseduar me kryetarin e komunës Ardian Gjini, kryesuesen e Kuvendit Komunal Arbënesha Kuqi si dhe drejtoreshat Eranda Kumnova – Baçi dhe Adea Roka.