Dita e Ulqinit , e mbushur me aktivitete kulturore-artistike, në praninë e zyrtarëve të lartë nga vende të ndryshme të rajonit. Me ftesë nga Kryetari i Kuvendit të Ulqinit Ardijan Mavriqi dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Kryesuesja e Kuvendit Arbënesha Kuqi dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj
.
Gjatë seancës solemne, u përçuan mesazhe urimi për këtë ditë të veçantë për të gjithë ulqinasit por edhe të gjithë ata që e duan Ulqinin, vendin e turizmit, kulturës dhe diversitetit.
Para të ftuarve, Kryetari Bajraktari, u shpreh ndër të tjera se Ulqinin e bën të veçantë bukuria dhe mikpritja nga banorët e saj. Ndërkaq, përmes një videoje, u prezantuan projektet që po realizohen në këtë qytet në vazhdimësi.
Fjalën e morri edhe Kryetari I Kuvendit i cili falënderoi të gjithë të ftuarit që u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje. Ndërkaq, u shpreh së Dita e Ulqinit bëhet më e veçantë kur pjesë e saj bëhen miq dhe mikesha nga vendet e rajonit.
Gjatë seancës solemne, të ftuarit patën rastin të dëgjojnë shumë pika artisike muzikore, të përgatitura me mjeshtëri. Më pas, në rrugët e qytetit u mbajt një defile, pjesë e së cilës ishin artistë nga vende të ndryshme.