17 Maji – Dita e Çlirimit të Shqiponjës (Jabllanicë e Dushkajës).
Në nderim të kësaj date të shënuar, u bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në këtë fshat dhe u mbajt tubim përkujtimor.
Në fjalën e saj në emër të institucionit të Komunës së Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi drejtoreshë e arsimit, u shpreh se Shqiponja ka qenë çerdhe e organizimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë që gëzojmë sot. “Shqiponja simbolizon vendin e çlirimtarëve, dëshmorëve e heronjve të kombit të cilët u shquan për trimërinë e treguar në fronte të luftës. Gjithsecili që gëzojmë lirinë sot, e kemi obligim ndaj të rënëve të lirisë që çdo ditë të angazhohemi për vendin tonë” tha ndër të tjera ajo.