Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Shënohet Dita Botërore e Vajzës

Nën organizimin e Komunës së Gjakovës, Zyrës së Kryesueses së Kuvendit dhe Organizatës “YMCA”, në sallën në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” është shënuar Dita Ndërkombëtare e Vajzës.
Seanca solemne është drejtuar nga vajzat vullnetare të organizatës rinore të cilat fillimisht kanë ftuar për performancë premierë të Korit e Vajzave i cili është themeluar së fundmi.
Më pas ato kanë ftuar për një fjalë rasti Kryesuesen e Kuvendit të Komunës Arbënesha Kuqi, Nënkryetarin e Komunës Flamur Fetahaj , Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, Drejtoreshën e Arsimit Eranda Kunova Baçi dhe Drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu-Kola. Fjalën e morrën edhe Drejtoresha e Teatrit të Qytetit Lena Kryeziu-Bokshi dhe Drejtoresha e YMCA në Kosovë Dorina Lluka Davies.
Para të pranishmëve, përfaqësuesit e institucioneve lokale treguan për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve të komunës. Ndërkohë, duke folur për karrierën e tyre, ata folën edhe për vështirësitë gjatë rrugës. Përkundër sfidave, ata përçuan mesazhin tek vajzat që të luftojnë për ëndrrat dhe qëllimet e tyre.
Pas seancës, të pranishmit panë nga afër ekspozitë e organizuar për nder të kësaj dite.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike