Shënohet dita Botërore e Shëndetit me moton “Mbulueshmëria shëndetësore për të gjithë: secilin dhe çdokund”
Në kuadër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe QKMF-së dhe me mbështetjen e OJQ AHED, K10, UNFPA janë zhvilluar aktivitetet për shënimin e kësaj dite.
Në gjimnazin “Hajdar Dushi” janë mbajtur ligjerata për parandalimin e infeksioneve, ndërsa në qender të qytetit janë vendosur infermieret e QKMF-së të cilët po shpërndajnë broshura informuese për vetëdijsim.
Gjithashtu qytetarët kanë mundësinë që në këto tenda informuese, të marrin shërbim edhe për matjen e tensionit të gjakut dhe Glikemin.