Plot aktivitete të bukura dhe edukative për nder të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve .
Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fakultetit të Edukimit “Fehmi Agani” dhe Shkollës “Fehmi Agani” , në ambientet e Galerisë së Arteve u zhvilluan lojëra pa kufi në shënim të kësaj feste .
Në fjalën e saj, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka, u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë organizatorëve, falë të cilëve, fëmijët e komunës sonë, 1 Qershorin, e festuan duke u argëtuar përmes lojërave atraktive dhe edukative. Ajo i’u ka uruar këtë festë të gjithë fëmijëve të komunës sonë. “Qofshi të lumtur dhe me shëndet pranë familjes tuaj e gjithashtu uroj që të vazhdoni të jeni të suksesshëm në mësime” tha ndër të tjera ajo.