Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Shënohet 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve

Sot, me një ceremoni simbolike, u shënua Dita Ndërkombëtare e Romëve, e organizuar nga OJQ “Roma in Action”, në foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” , ku të pranishëm ishin: Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbënesha Kuqi, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adea Roka, asamblistë, përfaqësues të institucioneve e organizatave lokale etj.
Kryesuesja Kuqi, në fjalën e saj të rastit përveç urimit, ofroj edhe mbështetjen e saj për komunitetin Rom, duke deklaruar se do të jetë zëri i tyre në Asamblenë Komunale.
Drejtoresha Roka, përcolli mesazhin e Kryetarit Gjini, se Komuna në përgjithësi, e DKRS- në veçanti, do të jenë përkrahja e vazhdueshme e komunitetit Rom, në kalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen.
Në anën tjetër, Drejtori i “Roma in Action” Emrah Cermjani, shpalosi sfidat e Komunitetit Rom, nëpërmjet një deklarate publike të hartuar nga kjo organizatë, e cila ka për synim ngritjen e vetëdijes shoqërore në përmirësimin e kushteve të romëve në Kosovë.
Në fund të ceremonisë, Cermjani ndau një dhuratë për Kryesuesen e Kuvendit, e mirënjohje ndau për Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sektorin për Komunitete dhe Kthim, si dhe për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave lokale që bashkëpunojnë dhe mbështesin aspiratat e komunitetit Rom në Gjakovë.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike