Sot në kuadër të ditës së të zhdukurve të Kosovës, në Meje të Gjakovës u mbajt tubimi qendror. Fillimisht kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe dhe vendosën kurora me lule në varrezat e martirëve në Meje në të cilin vend më 27 prill 1999 humbën jetën 376 shqiptarë.
Kur kujtojmë këta martirë, do të bëjmë të pamundurën që në 20 vjetorin e masakrës së Mejes, masakrës më të madhe në Kosovë, ky memorial të jetë i përfunduar u shpreh kryetari Gjini.
Ndërkaq kryeministri i vendit, z. Ramush Haradinaj tha se mund ta kthejmë në dritë këtë dhimbje, nëse do të dinim t’i tregonim botës rrugën tonë deri në liri dhe kujt i takojmë.