Në Sheremetaj, është shënuar 25 vjetori i Betejës së UÇK-së në Kallavaj.
Në fjalën e tij të rastit, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, është shprehur se kjo betejë është njëra prej betejave më sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm në Rekë të Keqe e Dukagjin por edhe në tërë Kosovën. “Për disa ditë me radhë e me shumë sukses, djemtë e vajzat e UÇK-së luftuan në në një luftë të pabarabartë për të mbrojtur korridorin e lirë të armatimit dhe lëvizjes së trupave nga Reka e Keqe në drejtim të Shqipërisë. Në një ditë të shënuar si kjo, duhet të jemi falenderues për dëshmorët dhe luftëtarët që edhe sot i kemi gjallë dhe në nderim e respekt të tyre të punojmë pa ndalur që vendin tonë ta bëjmë çdo ditë e më të mirë për brezat e ardhshëm” u shpreh ndër të tjera Kryetari Gjini.