Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Shënohet 20 vjetori i fillimit të sulmeve ajrore

Në përkujtim të përvjetorit të 20-të të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi ish – Jugosllavinë, drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Gjakovës, ka organizuar sot një aktivitet të titulluar “Evokime nga Lufta e Fundit”.
Hapjen e këtij tubimi e ka bërë kryetari i komunës së Gjakovës, i cili mes tjerash ka evakuuar edhe disa prej kujtimeve të veta gjatë periudhës së sulmeve të NATO-s si dhe gjatë aktivitetit të vet politiko – ushtarak.
Kryetari Gjini duke folur për rëndësinë që ka rikujtimi i këtyre ngjarjeve, ka thënë se komuna e Gjakovës është përgatitur që ta shënojë në mënyrën më të mirë të mundshme përvjetorin jubilar të luftës dhe çlirimit të vendit.
Në aspektin historik për luftën e Kosovës dhe sulmet e NATO-s mbi ish Jugosllavinë ka folur historiani gjakovar Alban Dobruna, ndërsa tejet interesant ka qenë edhe rrëfimi i Fuat Haxhibeqirit, i cili si kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Gjakovë, gjatë tërë periudhës së luftës ka mbajtur dhe ka grumbulluar fakte dhe dëshmi nga krimet monstruoze të forcave serbe, dëshmi këto të cilat edhe janë botuar kohë më parë në një monografi të veçantë.
Në këtë aktivitet janë prezantuar edhe informacione për dëmet e shkaktuara nga forcat serbe në aspektin e trashëgimisë kulturore e fetare, të dhëna këto që kanë siguruar nga eksperti i kësaj fushe Osman Gojani.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike