Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, është pritur sot në një takim nga Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me ç‘rast kanë bashkëbiseduar lidhur me projektet që përkrahen nga ky mision e që kryesisht kanë të bëjnë me politikat sociale.
Të dyja palët janë shprehur të kënaqura me bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar që bashkëpunimi në implementimin e projekteve do të vazhdoj edhe më tutje.