Komuna e Gjakovës ka shënuar rekord në rritjen e të hyrave vetanake, gjë kjo e cila pritet të përkthehet në më shumë investime kapitale në të mirë të qytetarëve të Gjakovës. Madje për këtë nuk ka penguar as situata e rëndë me pandeminë Covid – 19.
Sipas raportit tre mujor, Janar – Mars 2021, janë arritur të grumbullohen 907 mijë e 746 Euro. Sipas drejtorit të drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj, bazuar në këtë trend, deri në fund të vitit fiskal pritet të grumbullohen mbi 4 milion Euro, dukshëm më shumë sesa planifikimi paraprak për 3.4 milion Euro.
Komuna e Gjakovës falënderon qytetarët për korrektësinë e tyre në kryerjen e obligimeve ndaj komunës dhe në të njëjtën kohë premton se të gjitha këto mjete do të kthehen tek qytetarët përmes investimeve të ndryshme.