Në 23 vjetorin e rënies heroike, sot në Morinë u bë rivarrimi i tetë Dëshmorëve të rënë në Morinë.
Në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorëve: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Sylejman Abdyli, Nezir Elezaj, Ahmet Pulatani, Arben Ukshini dhe Ymer Bytyqi morën pjesë shumë qytetarë, bashkëluftëtarë.
Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës Ardian Gjini tha se jemi në ditë të zorshme, mirëpo kjo ditë sado që është e dhimbshme për familjet, sado që i zgjon kujtimet për të rënët për liri, kjo ditë është në vetvete një krenari për familjet, për Morinën dhe për gjithë Kosovën.
Ceremonia e rivarrimit të Dëshmorëve u bë me nderime ushtarake në Kompleksin Memorial të sapo ndërtuar në Morinë.