Kompania N.T.SH. “AGS” ka dhuruar donacion 1 mijë teste serologjike IGG dhe IGM për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Afërdita Spahiu-Shllaku është shprehur mirënjohëse ndaj Dr. Gazmend Boshnjaku dhe menaxherit të kësaj kompanie, Hysen Pylla për këtë donacion tejet të vlefshëm, në një periudhë kur ende përballemi me COVID-19.