Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Ardian Gjini dhe në bashkëpunim me DKRS-në dhe Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”, është përuruar monografia dhe studimi “Stategu dhe Burrështetasi Sylejman Vokshi” nga Prof. Dr. Shevqet Canhasi.
Kryetari Gjini dhe të pranishmit e falënderuan Profesorin e nderuar për krijimin e kësaj vepre, duke e cilësuar atë si historike dhe të punuar në mënyrë profesionale.