Aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit, i vazhduam me promovimin e librit “Përjetime dhe arritje” nga Shoqata “Iniciativa e Pavarur e të Vërbërve në Gjakovë” .
Ky libër ngërthen në vete poezi të shkruara nga anëtarë të kësaj shoqate dhe aktivitetet që i zhvilluan ata së bashku që nga themelimi i shoqatës, një vit më parë.
Ndërkaq, në kapituj të ndarë, me shumë delikatesë pasqyrohen rrëfimet jetësore të secilit anëtar të shoqatës. Ata na japin mesazhin që pavarësisht vështirësive dhe sprovave, asnjëherë nuk janë dorëzuar për të vazhduar jetën duke punuar me shumë entuziazëm për ëndrrat e tyre.
Në fund të promovimit, u ndanë mirënjohje për përkrahësit më të çmuar të kësaj shoqate. Ndërkaq, bashkëatdhetarja Lindita Nikolla në 1 vjetorin e themelimit, i dhuroi shoqatës ndihmë financiare në vlerë prej 5 mijë euro. Ajo u shpreh se mbështetja e saj për këtë shoqatë dhe anëtarët e saj do të vazhdojë edhe më tutje.