Komisioni komunal përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve për Këshillat Lokal, ka mbajtur sot një takim të përbashkët me kryetarët aktual të Këshillave Lokal me të cilët është diskutuar për fillimin e procesit zgjedhor që do të nisë me 14 të këtij muaji.
Kryesuesi i këtij komisioni Durim Halilaj dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbënesha Kuqi kanë apeluar tek kryetarët aktual të Këshillave Lokal që të jenë aktiv në organizim të procesit zgjedhor, duke ndihmuar në njoftim dhe ftesë të qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive, me theks të veçantë tek gratë dhe vajzat, në menyrë që edhe ato të jenë pjesë aktive e këtij procesi.