Po punohet në mënyrë intensive në ndërtimin e parqeve të reja kudo nëpër komunën tonë.
Sot, bashkë me ekipin e tij, Kryetari i Komunës Ardian Gjini, është ndalur për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e parkut në Rogovë të Hasit, i cili është në fazën finale.
Një investim si ky, përfshin rrafshimin e sipërfaqes, vendosjen e kubëzave, karrigeve, shportave si dhe instalimin e ndricimit. Natyrisht, në periudhën e mbjelljeve, Komuna e Gjakovës do të përkujdeset që këtë park ta hijeshojë edhe më shumë, përmes mbjelljes së fidaneve të llojeve të ndryshme.
Poashtu, këto ditë, në këtë fshat është finalizuar një park tjetër, me iniciativë dhe financim nga Shyqëri Shala ndaj të cilit jemi mirënjohës!