Nga sot e tutje edhe të rinjtë e fshatit Gërqinë, do të kenë terrenin e tyre sportiv, ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre sportiv si dhe të kalojnë një kohë kualitative nën shoqërimin e njëri-tjetrit, larg teknologjisë.
Kryetari i Komunës Ardian Gjini, u shpreh se deri më tani, në komunën tonë, janë realizuar një sërë projektesh si ky, si në fshatra dhe qytet. “I njëjti ritëm, do të vazhdojë edhe më tutje. Terreni i basketbollit që përuruam gjatë ditës së sotme, Komunës së Gjakovës, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i ka kushtuar 12 mijë e 500 euro dhe unë jam i sigurt se edhe ky do të prodhojë një efekt të jashtëzakonshëm tek të rinjtë e kësaj ane” tha ai.