Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Përmbyllet programi 27-vjeçar i HALO Trust në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mori pjesë në ceremoninë e përmbylljes së programit të HALO Trust në Kosovë, pas 27 vitesh angazhim në çminimin dhe pastrimin e mbetjeve eksplozive të luftës.

Me këtë rast, kryetari Gjini vlerësoi kontributin e kësaj organizate në rritjen e sigurisë në Kosovë, duke theksuar se puna e saj ka mundësuar kthimin e familjeve në pronat e tyre dhe shfrytëzimin e sigurt të tokave.

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë punonjësit dhe donatorët që kontribuuan në këtë mision, me falënderim të veçantë për drejtuesin e programit, Atholl Stewart, dhe ekipin e HALO Trust në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilët vlerësuan kontributin e organizatës në pastrimin e mbetjeve eksplozive dhe sigurinë e qytetarëve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike