Pas katër javësh të realizimit të punëtorisë me arkitektët dhe sociologët e rinj, u finalizua hulumtimi me titull “Hapësira publike treg apo tregu hapësirë publike”.
Punëtoria “Komuniteti dhe Hapësira Publike” ka synuar që gjatë këtyre javëve të njoftojë pjesëmarrësit me metodat e hulumtimit dhe nxjerrjen e rekomandimeve për shfrytëzimin e hapësirës për treg.
Në konferencën përmbyllëse, kryetari i Komunës, Ardian Gjini tha se kur tregjet kanë shumësi të tregtimit, atëherë mund të kthehen në problem për zonën urbane. Ai gjithashtu vlerësoi punën dhe energjinë e arkitetëve të së ardhmes, nga të cilët kërkoi njëkohësisht të lënë gjurmë me punën e tyre.
Ndërkaq, Kosovare Sadiku, drejtoreshë ekzekutive e Architech Festival falenderoi Komunën e Gjakovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin profesional të festivalit.