Me debatin kryesor të mbajtur sot, është përmbyllur dëgjimi buxhetor për vitin 2020 në komunën e Gjakovës.
Në këtë takim krahas kryesuesit te kuvendit dhe drejtoreve komunal, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili në detaje ka folur për projektet që komuna po planifikon t’i realizojë në vazhdimsi.
Kryetari Gjini ka bërë të ditur se në buxhetin e vitit 2020 janë vendosur shumë projekte të cilat komuna i ka paraparë si të rëndësishme, por nuk kanë munguar edhe projektet që kanë ardhur si nevojë dhe kërkesë e qytetarëve.
Ai ka rikujtuar se targeti i komunës është që deri në vitin 2021 të përmbyllen temat që kanë të bëjnë me rrugë, trotuare, ndriqim, ngrohje e nyje sanitare nëpër shkolla e të tjera, për të vazhduar më tej me projekte tjera zhvillimore.