Cikli i dëgjimeve buxhetore për buxhetin e vitit 2024 i organizuar nga drejtoria për Buxhet dhe Financa ka përfunduar sot me takimin e mbajtur me qytetarë dhe kryetarë të Këshillave Lokal.
Në këtë takim, pos drejtorit komunal për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës Ardian Gjini dhe nënkryetari Flamur Fetahaj.
Pas prezentimit të buxhetit nga drejtori Halilaj, para pjesmarrësve ka folur kryetari Gjini i cili e ka shpalosur në detaje situatën aktuale të projekteve dhe investimeve e gjithashtu e ka shpalosur edhe vizionin e tij për 2 vitet e ardhshme.
Teksa ka bërë të ditur se projektet tashmë të nisura, siç janë dalja për Pejë, dalja për Rekë të Keqe, rehabilitimi i qendrës së qytetit e të tjera pritet të kryhen më së largu deri në fundit e vitit tjetër, kryetari Gjini ka përmendur edhe disa nga projektet që pritet të nisin gjatë vitit tjetër siç janë rehabilitimi i rrugës “Tirana” si dhe rehabilitimi i disa rrugëve tjera brenda qytetit, të cilat pritet të zgjerohen dhe adaptohen me kërkesat aktuale të lëvizjes.