Shumë qytetarë, miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtar ishin mbledhur në Shqiponjë, ish – Jabllanicë të Gjakovës, për ta kujtuar dhe nderuar në një vjetorin e vdekjes, Nezir Nezirin, njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-eprori i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe njeriu që dha shumë për lirinë e Kosovës.
Në nderim të jetës dhe veprës së tij, homazhe e nderime ka bërë kryetari i AAK-së, ish kryeministri Ramush Haradinaj, kryetar i komunës së Gjakovës Ardian Gjini si dhe personalitete të shumta nga jeta publike në vendin tonë.