Sot në përvjetorin e 22-të të Masakrës së Mejes janë përkujtuar 376 martirë të cilët humbën jetën në këtë datë. Në mesin e tyre, tetëmbëdhjetë trupa ende nuk prehen të qetë në këtë lëndinë.
Më këtë rast, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në Kompleksin Memorial në Meje
Data e sotme nuk është vetëm përkujtim e dhimbje, por edhe obligim që të ngrisim zërin për të pagjeturit tjerë sepse zëri i familjeve ndër vite është ngjirur!