Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Përkujtohen heronjtë, dëshmorët dhe martirët në Kompleksin Memorial në Shqiponjë

Në 27-vjetorin e rënies së tyre, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë (Jabllanicë), u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

Me nderim të veçantë u përkujtuan heronjtë dhe dëshmorët Naser Brahimaj, Sadri Zeneli, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha, si dhe martiri Ukshin Hamza.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore u bë edhe zbulimi i gurit memorial në vendin e rënies së heroit Naser Brahimaj, duke përjetësuar kujtimin dhe veprën e tij në shërbim të lirisë së atdheut.

Kjo ditë shërben si një kujtesë e përhershme për sakrificën sublime të të rënëve dhe si një obligim institucional e qytetar për të ruajtur dhe nderuar vlerat për të cilat ata dhanë jetën.

Komuna e Gjakovës shpreh respekt dhe mirënjohje të thellë për veprën e pavdekshme të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, duke u përkulur me nderim para sakrificës së tyre.

Lavdi Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit!

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike