Pas përfundimit të Garës për Gjakovë të Pastër, sot janë ndarë mirënjohje për ata që e bënë këtë ngjarje të suksesshme.
Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, u shpreh falenderues ndaj të gjithë atyre që u bënë pjesë e kësaj gare, duke e bërë ambientin tonë të pastër dhe të bukur. Ai u shpreh optimist që një kontribut si ky të vazhdojë edhe më tutje, në çdo ditë të jetës tonë.
Kjo garë u mundësua edhe falë bashkëpunimit të ngushtë me insitucionet arsimore, bashkësitë lokale, KRM Çabrati, Pamkos, Policia e Kosovës, KFOR-i turk e shumë organizata jo-qeveritare.