Janë finalizuar punimet për renovimin e pesë Qendrave të Mjekësisë Familjare në komunën tonë.
Në këto QMF janë bërë ngjyrosja e mureve, renovime të çative, renovime të dyshemeve me Epoxid Antibakterial, renovim i dyerve dhe dritareve, paisje me Kaldaja për ngrohje e të tjera.
Pas përfundimit të punimeve këto qendra janë rikthyer me ofrimin e shërbimeve të plota për pacinetë.