Pas përfundimit të angazhimit të tij në shërbimin publik, Simon Deda është pensionuar nga pozita e zyrtarit për zhvillim ekonomik në Komunën e Gjakovës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të veprimtarisë së tij institucionale.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, i ndau mirënjohje dhe i uroi pensionim të mbarë, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar gjatë viteve të shërbimit. Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ferdinand Kolaj, e falënderoi për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin ndër vite.
Gjatë karrierës së tij në institucionet komunale, Simon Deda ka ushtruar edhe funksionin e drejtorit të Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, si dhe ka shërbyer si delegat i Kuvendit Komunal, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin institucional dhe administrativ të Komunës së Gjakovës.
Komuna e Gjakovës i shpreh mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe një pensionim të qetë e të lumtur.