Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka organizuar tryezën me temën ”Ndikimi i pandemisë COVID-19 tek komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian dhe hapat tutje për vaksinimin e këtyre komuniteteve”.
Qëllimi tryezës ishte një mënyrë falënderimi për organizatat partnere gjatë kohës së pandemisë me Covid -19, si dhe që së bashku me ta të diskutojmë për ndikimin e pandemisë COVID-19 tek këto komunitete. Gjatë takimit u diskutua edhe për pasojat që ka lënë pandemia në të gjitha segmentet e jetës, iniciativat dhe planet për tejkalimin e saj.
Poashtu tryeza mundësoi për veprimin e mëtejmë për promovimin e vaksinimit të qytetarëve, me theks të veçantë komunitetet që jetojnë në komunën e Gjakovës. Nga ky takim dolën disa rekomandime të cilat do të zbatohen tutje gjatë punës së përbashkët.