Forcat e KFOR-it të udhëhequra nga NATO kanë zhvilluar stërvitje operacionale të quajtura “Niveli Opreh ll” në Aeroportin e Gjakovës.
Këtë ushtrim, nga afër e ka përcjellë edhe Kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtoren e tij Adea Roka, në mesin e figurave të larta udhëheqëse të kësaj trupe, përfshirë Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Franco Federici dhe Komandantin e EUFOR nga Sarajeva, Gjeneral Alexander Platzer.